Prokurorët do të ankohen lidhur me vendimin për Sheshelin

Prokurorët e Tribunalit të Hagës thanë se do të dorëzojnë një ankesë lidhur me vendimin e javës së kaluar për nacionalistin serb, Vojsllav Sheshelin.

Lajme

06/04/2016 18:14

Serge Brammertz, kryeprokuror, tha se gjykatësit kanë injoruar një pjesë të madhe të dëshmive, kur ata e liruan Sheshelin, i cili akuzohej për nxitje të urrejtjes etnike kundër boshnjakëve myslimanë dhe kroatëve, në fillim të viteve ’90.

Brammertz akuzoi sot gjykatësit për keqinterpretim të dëshmive, në mënyrë të tillë që “dëbimi i civilëve u cilësua si gjest njerëzor” dhe se “fjalimet nxitëse të urrejtjes ishin thjesht për të rritur moralin e forcave serbe”.

Sheshelin tha se ai nuk brengoset nga apeli i prokurorëve. “Ata nuk kanë bazë ligjore”, u ka thënë ai gazetarëve të Reutersit, përmes telefonit.