Projekti “Borea” i fituar nga kompani fantome ku pronar është miku i Isa Mustafes
Projekti i shumë proklamuar këto ditë në qytetin e Pejës, konkretisht nga paria e këtij qyteti në krye me kryetarin Gazmend Muhaxherin, “Borea”, pa ja nisur fare ky projekt, dyshimet për korrupsion dhe shpërlarje parash të pista përmes këtij projekti dalin në horizont.
Lajme
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka konfirmuar për media javen që shkoj, se konsorciumi italiano – slloven ‘Leitner AG SPA & FILAV SA’, është shpallur fitues.
Kompania Leitner AG SPA, sipas hulumtimeve të bëra nga kohaplus, del të jetë vetëm prodhues i kabinave, pa një provojë në fushen e konsulences apo turizmit, kurse kompania FILAV SA del të jetë kompani fiktive, e hapur tash vonë, ku pronar i saj del të jetë, miku i Isa Mustafes dhe një përson me ndikim ne LDK, Valmir Krasniqi, që ndryshe njihet edhe si burri i këngetares së njohur Adelina Ismaili.
Firma fituese e tenderit prej 53 milionësh “Filav Sa”, nuk e ka asnjë qarkullim kapitali, nuk ka asnjë biznes, por e ka vetëm një zyrë administrative dhe ketë status të saj e dokumenton regjistri e bizneseve në Zvicër që mund ta shihni në linkun e më poshtem:
https://www.moneyhouse.ch/en/company/friholz-sa-13768206151
Kohaplus, tentojë tē komunikoj me këtë kompani, por ishte e pamundur, web-faqja e kësaj kompanie, është po ashtu fiktive dhe pa asnjë informatë.
Gazetarët tanë kontaktuan me menaxherin e shitjes së kompanisë tjeter fituese Leitner AG SPA, z. Dominic Bosio, ku përmes telefonit për kohaplus, tha që kompania e tyre është shpallur fituese, por që nuk ka ndonjë informatë për kompaninë tjetër FILAV SA. “Jo nuk kam ndonjë informatë për kompaninë FILAV SA, por së shpejti do të dalim me komunikatë për medie ku do të sqarojmë çdo gjë” tha Bosio për kohaplus.com.
Kohaplus merr vesh që edhe masterplanin e “BOREAS” e ka bërë kompania që prapa saj është Valmir Krasniqi “Instituti per Ndermarrje dhe Turizem i Valais- Switzerland”
Deri sa kjo kompani fantome, të jetë prapa këtij tenderi, ku përveq prones shtetërore e cila jepet në shfrytezim te kompania fituese, afektohet edhe buxheti shtetëror ku miliona euro pritet të derdhen në arkat e këtij projekti publiko-privat, frika që ky projekt do të përfundoj si Brezovica do të jetë evidente./kohaplus.com