Problem në Real Madrid, këto janë ndeshjet ku do të mungojë Bale

Gareth Bale nuk do të luajë as në takimin me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve.

Sport

04/10/2017 07:17

Gareth Bale ka pësuar një lëndim të ri.

Sulmuesi i Real Madridit nuk do t’i ndihmojë Kombëtares së Uellsit në dy takimet e fundit eliminatore për “Kampionatin botëror 2018”.

Si dhe nuk do të jetë në dispozicion të “Los Blancos” për së paku gjashtë ndeshje, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Bale nuk do të luajë në takimin me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve si dhe ndaj Fuenlabrada në Copa del Rey, përcjell “lajmi.net”.

Ai po ashtu do të mungojë në takimet ndaj Getafe, Eibar dhe Girona në La Ligë. Por, vështirë se mund të rikuperohet edhe ndaj Las Palmas më 4-5 nëntor.

Bale pritet të rikuperohet për derbin e qytetit ndaj Atletico Madridit në xhiron e 12-të në La Ligë më 18-19 nëntor. /Lajmi.net/