Problem i ri te Juventus, ja çfarë kanë bërë tifozët në Vinovo

"Tradizione" kanë kontestuar ekipin pas humbjes 0-1 në takimin e fundit ndaj Napolit.

Sport

25/04/2018 14:14

Stërvitja e sotme e Juventusit, në përgatitje për duelin e radhës me Interin nuk kaloi në qetësi.

Rreth 100 tifozë të grupit “Tradizione” kanë kontestuar ekipin pas humbjes 0-1 në takimin e fundit ndaj Napolit.

Ata po ashtu i kanë kërkuar një takim futbollistëve për t’u kërkuar maksimumin në katër xhirot e fundit në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Juventus barazoi në udhëtim te Crotone dhe u mposht në Torino nga Napoli duke lënë Napolin t’i afrohet në vetëm 1 pikë në tabelë.

Juventus ka orar të vështirë të ndeshjeve ku të shtunën udhëton në Giseppe Meazza për takimin kundër Interit. /Lajmi.net/