Prezantuesi shqiptar, Misheli, martohet me të dashurin homoseksual

Përpara se të vinte ndryshimi me “Pop Culture”, të gjithë e mbani mend emisionin “Top Select”, në Top Channel.

ShowBiz

20/08/2018 23:42

Ky emision priti dhe përcolli shumë modetarorë në vite. Në sezonin e fundit të këtij emisioni, nuk ishte vetëm një moderator, por plot katër.

Kiara Tito, Mishel Rrena, Ardit Murataj, Liesa Haxhiasllani moderuan së bashku emisionin për të rinj.

Mirëpo, pas ridimensionimit të emisionit, secili nga moderatorët vazhduan karrierën e tyre në programe të tjera.

Njëri prej tyre, Mishel Rrena është larguar nga Shqipëria, madje edhe është martuar.

Mishel i ka pranuar gjithmonë prirjet e tij seksuale dhe ka kurorëzuar historinë e tij të dashurisë me një djalë.

Xing. Al ka publikuar pamjet nga ceremonia e martesës në Londër.