Presidentja nderon mësuesit veteranë

Presidentja ka falënderuar mësuesit Ahmet Kelmendi dhe Veronika Mjeda- Gashi për kontributin që kanë dhënë në edukimin e gjeneratave në Kosovë ndërsa është shprehur se rruga e trasuar nga ta ka mundësuar që Kosova sot ta gëzojë lirinë.

Lajme

07/03/2014 15:08

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar sot dy veteranë të arsimit të Kosovës, në ditën kur mësuesit shënojnë ditën e tyre, 7 Marsin.

Ajo ka falënderuar mësuesit Ahmet Kelmendi dhe Veronika Mjeda- Gashi për kontributin që kanë dhënë në edukimin e gjeneratave në Kosovë ndërsa është shprehur se rruga e trasuar nga ta ka mundësuar që Kosova sot ta gëzojë lirinë.

“Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, sot kam vizituar dy veteranë të arsimit, zotëri Ahmet Kelmendin dhe Veronika Mjeda-Gashin. Falënderova këta dy mësues dhe mësimdhënësit e tjerë për kontributin e tyre në emancipimin e brezave të qytetarëve të Kosovës”.

“Rruga e trasuar nga gjenerata e parë e mësimdhënësve dhe fryma që ata kanë përcjellë te brezat e ri i ka vetëdijesuar ata dhe ka mundësuar që Kosova sot të gëzojë lirinë, pavarësinë dhe të zhvillojë një vizion për shtet të ndërtuar mbi parime demokratike, me synime për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka thënë Presidentja Jahjaga.