Presidentja kroate “nuk e lëshon këmbësh” Trumpin në Bruksel (Video)

Pjesëmarrja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në samitin e NATO-s në Bruksel, ka tërhequr vëmendjen e madhe të mediave të cilat kanë analizuar më kujdes sjelljet e tij.

Lajme

26/05/2017 14:53

Video të ndryshme tregojnë sjelljen aspak të hijshme të Donald Trumpit karshi liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, siç ishte edhe rasti me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, transmeton lajmi.net.

Mirëpo mediat kroate, kanë analizuar presidenten e tyre, Kolinda Grabar Kitaroviq, e cila ka qëndruar gjatë gjithë kohës mbrapa Trumpit.

Mediat në fjalë shkruaj, se gjatë një ecje në ndërtesën e re të NATO-s, Grabar Kitaroviq ishte mbrapa Trumpi, kur në një rast kancelaria gjermane largohet dhe ajo tenton të dal përball tij.

Përpjekja e saj, ishte të binte në sy të Trumpit, mirëpo në video duke se nuk ka arritur, pasi qëndrim  i Trumpit ishte me kokë lartë. /Lajmi.net/