Presidentja ​Jahjaga nuk ftoi AKB-në

Gjatë pritjes që sot presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë për përfaqësuesit e shoqatave të biznesit, ka injoruar përfaqësuesit e mbetur të Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), duke mos i ftuar ata.

Lajme

02/04/2016 19:12

Kjo duket se erdhi pas dorëheqjes së nënkryetarëve dhe drejtorëve të bordit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, si dhe koordinatorit të zyrës regjionale në Pejë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Të dorëhequrit patën thënë se juridikisht AKB është shuar dhe si e tillë nuk mund të funksionojë. Kurse, për shkak të keqpërdorimeve që dyshohet se janë bërë, ata kanë kërkuar nga Presidenca, Kuvendi, Qeveria, ambasadat, dhe të tjera institucione, të mos e njohin më këtë shoqatë.

Po ashtu, ata kanë kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të hetojnë AKB-në, pasi sipas tyre, nuk ka raporte financiare as edhe për shpenzimet më të vogla, dhe për arsye se organizata nuk funksionon sipas statusit dhe ligjit mbi OJQ-të.