Presidenti grek mesazh për politikanë në Maqedoni: Harrojeni BE-në me këto sjellje

Përderisa politikanët në Maqedoni shfaqin tendenca irredentiste, ky vend nuk do të mund të ketë të ardhme Evropiane.

Bota

25/03/2017 19:42

Këtë porosi presidentit i Greqisë Prokopis Pavllopullos e dërgoi sot në ditën e shënimit të pavarësisë së Greqisë, pa përmendur në mënyrë direkte Maqedoninë.

Sipas presidentit grek, tendencat irredentiste dhe insistimi në emrin e Maqedonisë, paraqesin falsifikim direkte të historisë greke dhe janë në kundërshtim me vlerat evropiane, vlera këto që pritet t’i ketë një shtet që ka aspirata për tu bërë pjesë e BE-së.

“Vendeve fqinje të Ballkanit të cilët kanë ambicie të bëhen pjesë e Unionit, ju potencojmë se, përvetësimi i emrave të cilët në mënyrë të vrazhdë e falsifikojnë historinë dhe përhapin irredentizëm, por edhe tregojnë sjellje barbare ndaj emigrantëve, nuk kanë të ardhme evropiane, sepse me këtë po shkelin në mënyrë direkte vlerat dhe principet evropiane”, ka thënë Prokopis Pavllopullos, president i Greqisë.

Kujtojmë se edhe më parë presidenti i Greqisë ka akuzuar Maqedoninë se nuk po respekton parakushtet kryesore për anëtarësim të Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare.