Premierë: NRG Band sjell videoklipin e ri të shumëpritur

Grupi i njohur shqiptar, NRG Band, ka publikuar projektin e ri.

ShowBiz

28/02/2018 16:08

Një prej grupeve të para të njohura për hitet e tyre, ka sjellë prurjen e parë muzikore për vitin 2018.

Klipo është publikuar në mesin e një vëmendje të madhe që kanë tërhequr sekuenca të tij, ku frontmeni shihet i arrestuar.

Për Telegrafin, Besnik Qaka thotë se ky projekt është i pari për këtë vit e shumë të tjera do të vijnë në vazhdim të vitit.

“Do të jetë një vit me disa këngë dhe kjo është e para e punuar tash e sa kohë nga një grup profesionistësh në kuadër të NRG Entertainment. Shpresoj që do t’i pëlqej publikut”, u shpreh Besniku për Telegrafin.

Ky videoklip vjen pas projektit “Gocat me Martini” me të cilën grupi u prezantua në Këngën Magjike.

Pikërisht në këtë festival ku grupi u kthye pas 10 vitesh arriti që të fitojë edhe çmimin e Grupit më të Mirë.

YouTube player