Premi të “çmendura” për finalen e Kupës së Kosovës (FOTO)

Tahir Batatina motivon në maksimum futbollistët e Llapit para ndeshjes më të rëndësishme të vitit.

Sport

27/05/2017 11:59

Tekniku llapjan ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook edhe premitë e jashtëzakonshme që do t’i kenë lojtarët e Llapit, nëse e mposhtin Besën në finalen e Kupës së Kosovës.

Batatina ka bërë të ditur që lojtarët e Llapit do t’i fitojnë nga 5000 euro, në rast të triumfit.

“Kur përfundojnë betejat, duhet të mendosh për të fituar luftën. Lufta fitohet me ushtarë që luftojnë për vendin e vetë. Skuadra jonë e zemrës dhe unë do të luftojmë për qytetarët e Podujevës, për Legjendat dhe kryesinë e klubit, që ta fitojmë këtë edhe këtë luftë dhe të shkruajmë historinë së bashku me pjesëmarrjen në garat evropiane. Nëse lojtarët e Besës i kanë premi 4000 euro, ata të Llapit do t’i kenë premi 5000 euro + Evropën”, shkroi Batatina.

cats
Kjo do t’i motivojë në maksimum lojtarët bardhekaltër, pasi që bëhet fjalë për një shifër që vjen shumë rrallë nga duart.

Për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen, Batatina ka ndërruar stadium, pasi që ai i Llapit ka bari artificial, jo si stadiumi i finales, “Riza Lushta”, që ka terren natyral.

Për këtë arsye, Llapi në ditët e fundit ka ushtruar në Kastriot dhe në Obiliq.

Finalja e madhe mes Besës dhe Llapit zhvillohet të mërkurën.