Prania e një futbollisti, arsyeja kryesore për largimin e Zidanes nga Real Madridi

Zinedine Zidane pas përfundimit të sezonit 2017/2018 vendosi të largohet nga Real Madrid.

Sport

09/10/2018 22:38

Trajneri francez kishte befasuar të gjithë kur pak ditë pas triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, vendosi të ndajë rrugët me Real Madridin, shkruan lajmi.net.

Sipas ‘El Pais’, deri te ky vendim trajnerin Zinedine Zidane e ço prezenca e një lojtari te ‘Los Blancos’.

Në janar të vitit 2018, Zidane dhe drejtuesit e Realit ishin pajtuar që në fund të sezonit do të shisnin Gareth Balen 100 milionë euro, dhe këto para të shfrytëzoheshin për sjelljen e emrave si Neymar, Hazard, Kane apo Salah.

Florentino Perez pas përfundimit të finales me Liverpoolin, nuk ishte pajtuar që të zbatohet kjo marrëveshje, duke shprehur besimin e plotë në Bale.

“Ky është një djalë më i mirë se Cristiano”, raportohet të ketë thënë Perez.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga Zidane, që nuk hezitoi të ndante rrugët me Real Madridijn./Lajmi.net/