Pranga 8 italianëve, furnizoheshin me heroinë nga shqiptarët
Mediat italiane shkruajnë se policia italiane ka goditur një grup trafikantësh droge.

Lajme
Sipas të njëjtave burime ata furnizoheshin me heroinë nga një grup shqiptarësh. Arrestimet janë bërë në Kajlari ndërsa hetimet nisën 1 vit më parë.
Sipas medieve italiane janë goditur 4 grupe të shpërndarjes së heroinës.
Ata mbanin lidhje të ngushta me një grup italianësh nga Sardenja të lidhur me trafikun ndërkombëtar të heroinës.
Në pranga kanë rënë 8 persona, ndërsa në arrest shtëpie janë lënë 14 persona.
Një pjesë e drogës shpërndahej në Itali ndërsa pjesa tjetër shkonte në Holandë.