Pothuajse zyrtare: Real Madridi vendos se kur do ta shkarkoj Lopeteguin

Real Madridi është në krizë të thellë.

Sport

21/10/2018 16:20

Real Madridi humbi dje (e shtunë) ndaj Levantes me rezultat 1 me 2 në ‘Santiago Bernabeu’, duke treguar se ata janë në krizë të thellë.

Skuadra spanjolle është e gatshme që të heq dorë nga Julen Lopetegui, duke e shkarkuar atë, përcjell “lajmi.net”.

Sipas medieve në ishull, Real Madridi pritet që sonte apo nesër në mesditë ta shkarkoj spanjollin që nuk po tregon rezultate pozitive.

Si pasues i Lopeteguit, po shihet ish-trajneri i Chelseas, Antonio Conte. /Lajmi.net/