Poroshenko: Zgjedhjet kanë rëndësi në territoret rebele

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko këmbënguli sot në nevojën për të organizuar zgjedhje në territoret nën kontrollin e separatistëve prorusë, një ide e pritur keq nga shumë në Ukrainë, por mbështetur nga aleatët evropianë të Kievit.

Bota

11/10/2015 18:59

“Si president, kam nevojë për mbështetjen e parlamentit, pa të cilin këto zgjedhje do të ishin të pamundura. Dhe pa zgjedhjet në territoret e pushtuara, zgjidhja politike do të jetë e vështirë”, deklaroi ai në një fjalim për Kombin.

Ai nënvizoi se riintegrimi në territoret rebele ku konflikti mes separatistëve prorusë dhe ushtrisë ukrainase ka shkaktuar më shumë se 8 000 të vdekur që prej prillit 2014 do të ishte shumë i vështirë, por ky proces ishte thelbësor./atsh