Poroshenko paralajmëron një vendim të rëndësishëm për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko të enjten ka mbajtur një fjalim në Parlamentin e Këshillit të Evropës në Strasburg, ku ka thënë se plani i tij i paqes mëton të stabilizojë gjendjen në regjion dhe në pjesën lindore të Ukrainës.

Bota

26/06/2014 18:31

“Ngjarjet në Ukrainë janë duke krijuar një Evropë të re, dhe kjo Evropë e re ose do të jetë e bashkuar ose do të jetë e ndarë, stabile ose fragjile. E ardhmja e Evropës dhe shpirti i saj varet nga fakti nëse konflikti në Ukrainë është vendosur në bazë të ligjit ndërkombëtar, ose në atë se kush është më i forti”, tha Poroshenko.

Presdienti ukrainsa gjithashtu ka paralajmëruar rebelët separatistë se nëse refuzojnë të nënshkruajnë planin e paqes, ata do të kenë pasoja.

“Në qoftë se elementi kyç i planit të paqes është pranuar nga separatistët, unë mendoj se kjo do të na japë shpresa të forta. Nëse ajo do të refuzohet, nesër do të marrë një vendim shumë të rëndësishëm dhe unë nuk do të komentoj se çfarë lloji i vendimit do të jetë ai që unë do të marr nesër”, tha ai.

Poroshenko dëshiron të zbatojë reforma në Kushtetutën e Ukrainës, me të cilat do rajoneve do t’iu jepet kompetenca për të zgjedhur qeveritarët e tyre, dhe klasifikimin e gjuhëve të tjera, por gjuha ukrainase do të mbetet gjuhë zyrtare rajonale.

Para fjalimit të tij në Strasburg, Poroshenko prezantoi planin e tij para Parlamentit në Kiev, për të cilën pritet të debatohet dhe të votohet pasi të jenë dhënë propozimet.