Policia thotë se 15-vjeçari i zhdukur është brenda Kosovës

15-vjeçari nga Gjakova, Pal Hiseni, i cili është raportuar i zhdukur që nga mesdita e djeshme, është gjallë dhe është brenda territorit të Kosovës.

Lajme

13/12/2017 15:37

Kështu ka thënë komandanti i policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka në një prononcim për Klan Kosovën.

Gjoka tha se janë disa pista që tregojnë se 15-vjeçari është brenda Kosovës.

“Herën e fundit është parë tek një postë ku e ka mbushur telefonin dhe pastaj e ka telefonuar një taksi”, tha Gjoka.

Pal Hiseni, është djali i Nik Hisenit, asambleist i sapozgjedhur i Kuvendit Komunal të Gjakovës.