Policia kap 41 kilogramë drogë në Prishtinë

​Policia e Kosovës ka kapur 41 kilogramë drogë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë me operacionin policor “Ndërmjetësuesi”.

Lajme

31/05/2018 13:04

PK-ja njofton se të mërkurën është arrestuar një person që dyshohet se ka bërë shitblerje të substancave narkotike.

Përveç 41 kilogramëve drogë, janë sekuestruar edhe tre vetura të tipit Golf 5 me targa vendore, një pistoletë TT prodhim jugosllav, me gjashtë fishekë dhe gjashtë telefona.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.