Policia e shpall të zhdukur në Facebook …ai i komenton – Lajmi.net
Policia e shpall të zhdukur në Facebook …ai i komenton
Autori: Lajmi.net FunRrjetet Sociale 15:19, 22 May 2018
“Ne jemi të shqetësuar në për 21 vjeçarin Leon Smith, i cili humbi në lagjen Wheatley në Halifax”, shkroi policia kanadeze e West Yorkshire në Facebook.

 

“I zhdukur! Leon është një mashkull i bardhë me flokë bjonde. Herën e fundit që është parë, ai ishte i veshur me një kostum të zi, një këmishë blu dhe atlete të zeza”, vijonte postimi.

Postimi i policisë në West Yorkshire, Kanada, dukej tamam si raporti i një djali të zhdukur. Por Leon Smith, 21 vjeç, ia ktheu: “Unë nuk jam zhdukur, ju po më kërkoni”, nën fotografinë e tij.

“Shkoni, bëni punën tuaj”, shtoi ai.

Shkëmbimi i komenteve vazhdoi. 21 vjeçari ka shpjeguar se policia ishin në kërkim të tij në vende të frekuentuara zakonisht, por ai ishte duke u përpjekur për të mbajtur një “profil të ulët” në mënyrë që të mos gjendej.

Kjo ngjarje ndodhi rreth orës 16:30 të së dielës. Një orë më vonë djali u arrestua. Ai me të vërtetë kishte kryer një krim, por zyrtarët nuk e thanë se çfarë ishte.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO