Policia e Kosovës në bashkëpunim me DEA-n amerikane arreston dhjetë persona

Pas hetimeve të zhvilluara për një periudhë tremujore, Policia e Kosovës, Divizioni Kundër Krimit të Organizuar, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka realizuar tri operacione policore.

Lajme

28/06/2017 16:15

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët amerikan në mënyrë paralele në të dyja vendet.

Dy operacione janë realizuar në Republikën e Kosovës (rajoni i Pejës) dhe një në New York. Në mbështetje të realizimit të operacioneve kanë qenë pjesëmarrës: Drejtoria e Njësive Speciale, Drejtoria për Mbështetje të Hetimeve, Drejtoria e Forenzikës dhe njësi të tjera policore të PK-së në koordinim me Prokurorinë Speciale dhe gjykatën kompetente.

Operacioni i parë është realizuar me 18 qershor 2017 rreth orës 18:30, ndërsa operacioni i dytë është realizuar me 27 qershor 2017 rreth orës 19:45 në Klinë. Operacionet kanë rezultuar me arrestimin e katër (4) personave në Kosovë dhe gjashtë (6) personave në New York si dhe janë konfiskuar armë dhe prova të tjera materiale.

Personat e arrestuar në Kosovë janë: A. K.  lindur me 1988  m/sh/k,M. D. lindur me 1987                        m/sh/, D. P. lindur me 1994  m/sh/k D. M. lindur me 1989  m/sh/k.

Armët dhe dëshmitë tjera të konfiskuara janë:

 

  • 15 armë automatike AK-47
  • 120 fishekë, 7.62 mm
  • 1 anti-tank (zolla)
  • 1 pistoletë
  • 1 pushkë ajrore
  • 63000 € ( gjashtëdhjet e tremijë euro)
  • 2 vetura
  • 4 telefona celuarë

Me urdhër të prokurorisë kompetente personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore./Lajmi.net/

3