Policia arreston hajnin e veturës, në një aksion si ne skena filmi

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje të një veture në Prishtinë me datën 01.09.2015.

Lajme

03/09/2015 10:13

Sipas komunikatës së Policisë, të cilen e transmeton lajmi.net deri të zbulimi i rastit ka ardhur kur i dyshuari i kishte kërkuar para viktimës në këmbim të kthimit të veturës.

“Pas pranimit të informatës hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të shpejta operacionale, ku është arritur identifikimi dhe lokalizimi i të dyshuarit, dhe në momentin e këmbimit të hollave në mes të viktimës dhe të dyshuarit, është realizuar arrestimi i të dyshuarit”.

“Pas ekzaminimeve të nevojshme të forenzikës me urdhër të prokurorit kompetent viktimës i është kthyer vetura, ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajte dhe i njëjti akuzohet për vepër penale të ‘vjedhjes’ dhe të ‘detyrimit’”, thuhet në komunikatë.