Polici gati i futi flakën vetës: Po digjte hashashin (Video)

Një video e shpërndarë nëpër rrjetet sociale, tregon një skenë ku një polic shqiptar për pak shpëton të përfshihet nga flakët.

Fun

05/10/2015 12:13

Ai gjatë një aksioni policor ku ishin gjetur parcela të mbjella me bimë kanabis sativa, pas shkuljes së tyre po tentonte t’i vinte flakën hashashit, transmeton lajmi.net.

Pasi kishte spërkatur me benzinë bimët e grumbulluara, polici hedh një fije shkrepse mbi to, duke shkaktuar një shpërthim flake që rrezikon edhe atë vetë. /lajmi.net

 

YouTube player