Pogradec – Me ekskavator për të gjetur florinj

Duke besuar në legjendat urbane, pronari i një pjesë toke në fshatit Stropckë të Dardhës në Pogradec, ka nisur kërkimin për florinj me ekskavator.

Lajme

22/03/2016 04:14

Gërmimet kanë nisur dhjetë vjet më parë.

YouTube player

Në fillim me lopata e kazma. Por ditët e fundit, aty kanë hyrë mjetet e rënda.

Të paktën tre shtëpi janë drejt shembjes.

Muret dhe themelet e tyre janë krisur. Kjo ka shkaktuar irritim të banorëve.

Momentalisht mjetet janë larguar, por banorët friksohen se nëse gërmimet vazhdojnë, 30 shtëpitë e kësaj lagjeje rrezikojnë të fundosen.

Administratori i njësisë Dardhas, sqaron se pronari i tokës ka leje për rikonstruksion banese, por jo për punime me ekskavator dhe hapjen e një grope kaq të madhe.

Tv Klan