Pogba me mini-rrogë

Paul Pogba është një prej futbollistëve më të talentuar në Serie A. Por, mesfushori i Juventusit përfiton vetëm 23 mijë funte në javë.

Sport

09/09/2014 19:17

Serie A ka publikuar listën e futbollistëve më pagat më të larta, por nëse shkojmë më thellë në brendi mund të gjejmë arsye të shumta për t’u befasuar.

Një prej futbollistëve më të talentuar në futbollin italian, mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, përfiton vetëm 23 mijë funte në javë, plot 77 mijë funte më pak se futbollisti më i paguar në ligë, mesfushori i Romës, Daniele De Rossi.

Shifrat e publikuara nga “Gazzetta dello Sport”, po ashtu kanë bërë të ditur se shuma totale që klubet italiane paguajnë për futbollistët këtë vit ka shënuar sërish rënie.