Po testohet Galaxy S7 (Foto)

Thashethemet mbi celularin e ardhshëm të Samsung, Galaxy S7, nuk kanë të ndalur. Raporte të fundit zbulojnë se një operator i madh në SHBA është aktualisht duke e testuar këtë celular.

Auto & Tek

16/11/2015 18:31

Samsung kohët e fundit lansoi dy celularë të rinj, Samsung Galaxy Note 5 dhe Samsung Galaxy S6 Edge. Sidoqoftë, gjiganti korean i teknologjisë pritet që në fillim të vitit 2016 të lansojë modelin S7.

samsung-galaxy-note-5-sim-w782

Android Headlines zbuloi se pajisja mund të lansohet më herët se koha e zakonshme kur Samsung i lanson modelet e reja. Raporti i kësaj faqe thotë se Galaxy S7 mund të lansohet në fillim ose në fund të janarit të vitit të ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Besohet se AT&T është aktualisht duke e testuar modelin Galaxy S7 në rrjetin e tij. Evan Blass, një njohës i industrisë së teknologjisë, postoi një shkrim në Twitter ku zbuloi se AT&T është duke e kryer këtë testim.

Sa për specifikat, Galaxy S7 pritet të ketë një ekran 4K dhe një kamerë kryesore 20MGP. (lajmi.net)