Plisat me fluturake në stadium (Foto)

Plisat kanë ngritur një fluturake gjatë ndeshjes kundër Besës në kryeqytet duke shpalosur një mesazh: Bojkoto produktet e Serbisë.

Sport

01/11/2014 14:20

Grupi i tifozëve të Prishtinës, Plisat, kanë ngritur një fluturake gjatë ndeshjes kundër Besës në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në të, ata bënë thirrje: Bojkoto produktet e Serbisë.

Ndryshe, Plisat kanë qenë mjaft aktiv së fundmi duke organizuar edhe protestë kundër vendimit skandaloz të Komisionit Disiplinor të UEFA-s në lidhje me ndeshjen e ndërprerë në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë, që u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 në favor të vendasve.