Platini: Pogba nuk është yll

Ish-legjenda franceze, por personi që urrehet shumë nga shqiptarët, Michel Platini ka thënë se Paul Pogba duhet të jetë një golashënues i rregullt nëse ai dëshiron që të konsiderohet si një lojtar i shkëlqyer.

Sport

18/05/2015 09:40

Michel Platini ka thënë se Pogba nuk është në nivelin e dy yjeve, Ronaldos dhe Messit, të cilët shënojnë gola shumë shpesh, gjë këtë të cilën nuk e bën lojtari i Juventusit.

“Pogba një superyll? Jo, një superyll në futboll është dikush që shënon shumë gola”, tha Platini për RTL.

“Unë nuk e di nëse Pogba është lojtar që mund të arrijë gjërat e njëjta që bën Messi dhe Ronadlo. Ata shënojnë 50 gola në një sezon”, përfundoi Platini.