Plani i Barcelonës për transferimin e Pogbas

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

Sport

22/08/2018 07:23

Barcelona do të ketë durim në përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

“Don Balon” raporton se klubi katalan mund të presë deri në janar për blerjen e yllit francez.

Barcelona është 90 për qind e sigurt se nuk do ta transferojmë deri në fund të këtij muaji.

Andaj, drejtuesit e klubit nga Camp Nou do të presin zhvillimet e reja në Old Trafford për ta tentuar blerjen e tij në janar, përcjell “lajmi.net”.

Pogba ka raport të tensionuar me menaxherin Jose Mourinho dhe kjo i ka dhënë shpresë Barcelonës për blerjen e tij. /Lajmi.net/