Plagoset me armë zjarri futbollisti junior i Llapit, gjendja e tij është stabile

Futbollisti i skuadrës juniore të Llapit, Ilir Pollomi, është plagosur gjatë ditës së sotme aksidentalisht në shkollën e mesme “Fan Noli” në Podujevë.

Sport

06/03/2017 16:35

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të Llapit, që i ka uruar shërim të shpejtë futbollistit, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ai është plagosur me një armë zjarri në buzën e poshtme, derisa klubi i Llapit ka kërkuar që të zbardhen fajtorët e këtij rasti.

Gjendja e futbollistit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6