Pirlo: Dybala duhet ta bëjë këtë si Ronaldo – Lajmi.net
Pirlo: Dybala duhet ta bëjë këtë si Ronaldo
Autori: Lajmi.net Serie ASport 12:09, 14 September 2018
Andrea Pirlo ka këshilla për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.

Andrea Pirlo ka ftuar Paulo Dybalan të stërvitet me intensitet më të lartë në Juventus.

Ish mesfushori ka thënë se sulmuesi argjentinas duhet ta ndjekë shembullin e punës së Cristiano Ronaldos.

“Nëse ai stërvitet me dëshirën e Ronaldos, do të jetë e vështirë të mbetet jashtë formacionit”, u shpreh Pirlo për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Kur nuk luani, kjo nënkupton se mund të keni bërë më shumë”, shtoi ai.

“Kualitetet e Dybalas nuk janë në diskutim. Por, për t’u bërë futbollist i rëndësishëm në Juventus, ai duhet të gjejë edhe diçka brenda vetes, ai duhet ta bëjë së pari për veten e tij”, theksoi Pirlo. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO