Pirja e ujit në shishe të plastikës nuk është e shëndetshme

Studimet kanë treguar që uji në shishe fsheh gjurmë të baktereve, fluorideve dhe kimikateve.

Lifestyle

17/10/2014 19:47

Marketingu për përshkrimin e ujit në shishe shpesh përdor fjalët “i freskët, i paprekur, natyral”, ndonëse fshihen informatat për kualitetin e vërtetë të ujit të tillë.

Megjithatë, për shkak të problemeve të shpeshta me ndotjen në vitet e fundit ka pasur më shumë se qindra raste të largimit të ujit në shishe nga tregu.

Për dallim nga uji i rubinetit i cili testohet qindra herë në ditë dhe i cili është nën mbikëqyrje të përhershme nga prodhuesit e ujit, në shishe nuk kërkohet të japin të dhëna për kualitetin e tij. Tregu i ujit në shishe nuk është i rregulluar, ndërsa FDA-ja nuk ka juridiksion mbi të për ç’arsye as publiku nuk është i njoftuar me të dhënat për burimet dhe mënyrën e prodhimit të ujit të tillë.

Rreziqet që fshihen prapa konsumimit të ujit në shishe janë përtej anës së tij praktike. Sipas të dhënave të grupit punues për mjedisin, për prodhimin vjetor të ujit në shishe janë të nevojshme aq vajra sa janë të nevojshme të mbushen me lëndë djegëse rezervuarët e një milion automobilave, transmeton Lajmi.net.

Kur vjen në duart e konsumatorëve, vetëm një nga pesë shishe riciklohet edhe kështu ndotet edhe më shumë mjedisi. Hulumtimet kanë treguar që uji në shishe fsheh gjurmë të baktereve, fluorideve, kimikateve. Sado steril të jetë procesi i mbushjes së ujit, pasi që ai ruhet në plastikën e cila lehtazi mban aroma dhe baktere, uji në shishe nuk është kurrë i pastër sa duhet.