Pique sulmon Ronaldon, zbulon çfarë bënte gjatë ndeshjes Spanjë – Portugali

Gerard Pique ka akuzuar Cristiano Ronaldon për simulime në ndeshjen Spanjë - Portugali.

Sport

16/06/2018 09:27

Gerard Pique akuzoi Cristiano Ronaldon për simulime gjatë ndeshjes Spanjë – Portugali.

“Ne kemi pasur më shumë shanse, ata kanë goditur tri herë dhe kanë shënuar tre gola. Lojërat shkojnë në një mënyrë dhe ju duhet të përballeni. Ta shohësh veten në ndeshjen e parë të Kupës së Botës me një penallti kundër, që në minutën e dytë, duhet të largohesh me ndjenja të mira, pas asaj se si ndeshja shkoi. Cristiano është i prirur për të simuluar”, ka thënë Pique.

Megjithatë, Pique e mbrojti portierin David de Gea, duke thënë: “Ai ka ditur ta përballojë presionin për shumë vite dhe ne të gjithë do ta ndihmojmë atë. Jam i sigurt se në momente të rëndësishme, ai do të jetë siç gjithmonë ka qenë. Davidi është portieri ynë, ai e ka treguar atë për vite”.