Pique: Ja që sa kohë e kam kuptuar që Neymar do të largohet

.

Sport

12/08/2017 18:22

Gerard Pique ka deklaruar se ishin në dijeni se Neymar do të largohet që nga dasma e Messit.

Mbrojtësi spanjoll këtë e ka thënë në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë së finales së Superkupës që Barcelona e zhvillon nesër ndaj Real Madridit, me fillim nga ora 22:00.

Pique, i pyetur rreth largimit të Neymar, ka deklaruar se këtë lajm e ka ditur që nga dasma e Messit.

“Në dasmën e Messit, Neymar e dinte që do të shkonte te PSG”, ka deklaruar Pique.

“Ai është një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme në lojën një për një, dhe do të jetë i vështirë për t’u zëvendësuar”, ka shtuar mbrojtësi spanjoll./Lajmi.net/