Pinto: ‘Adios’ Barcelona

E ardhmja e Jose Manuel Pintos është gjithnjë e më larg nga Barcelona, ka njoftuar e përditshmja sportive katalane Mundo Deportivo. Pavarësisht lëndimit të rëndë të Victor Valdesit dhe dënimit të shqiptuar nga FIFA që i pamundëson gjigantit katalan që të realizojë shitblerje të futbollistëve në dy afatet e ardhshme kalimtare deri në verën e…

Sport

08/04/2014 16:53

E ardhmja e Jose Manuel Pintos është gjithnjë e më larg nga Barcelona, ka njoftuar e përditshmja sportive katalane Mundo Deportivo.

Pavarësisht lëndimit të rëndë të Victor Valdesit dhe dënimit të shqiptuar nga FIFA që i pamundëson gjigantit katalan që të realizojë shitblerje të futbollistëve në dy afatet e ardhshme kalimtare deri në verën e vitit 2015, Pinto duket i sigurt se do të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni, kur edhe do të jetë futbollist i lirë.

Përfaqësuesi i tij, gjatë bisedave të deritashme nuk ka arritur të gjejë marrëveshjen për të vazhduar qëndrimin e tij në Camp Nou edhe pas përfundimit të këtij sezoni.