Philips I908 telefoni inteligjent më i hollë në botë

Cilat veçori shikoni më shumë para se të merrni vendimin për të blerë një telefon inteligjent? Fokusoheni më shumë tek kualiteti i kamerës, apo më e rëndësishme për ju është procesori?

Auto & Tek

08/07/2014 20:30

Disa përdorues vendosin dizajnin në plan të parë, pa menduar fare rreth funksionimit, e të tjerë bëjnë krejt të kundërtën. Për përdoruesit që pëlqejnë të kenë një telefon inteligjent të hollë dhe me ekran të madh, telefoni inteligjent Philips I908 është i duhuri. Philips I908 bën pjesë tek pajisjet më të holla në botë dhe mund të mbahet shumë lehtë në dorë.

Philips I908 përmban procesorin MediaTek MT6592 me tetë bërthama me qark 1.7GHz. Ai ka gjithashtu ekran 5 inç me rezolucion 1080 pikselë, 2GB RAM dhe kamera të pasme 13 megapikselë. Nuk janë bërë të ditura përmasat ekzakte që do të ketë ky telefon, megjithatë nga fotoja e postuar në internet, shihet se ky telefon është kaq i hollë sa mund të thyhet shumë shpejt.

Shpresojmë që ky telefon inteligjent të dalë sa më shpejt në treg, përndryshe telefoni Gionee Elife S5.5 do të vazhdojë akoma të jetë telefoni inteligjent më i holli në botë, vetëm 5.5 mm i hollë.