Petroviq: Politika e mundi sportin

Zëvendëskryeministri në detyrë, Slobodan Petroviq, tha se nëse partitë politike nuk gjejnë zgjidhje, atëherë krijohet mundësia për zgjedhjeve të reja. Duke komentuar ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, ai ka thënë se me këtë ngjarje u dëshmua që politika mundi sportin.

Lajme

17/10/2014 16:26

Zëvendëskryeministri në detyrë, Slobodan Petroviq, ka thënë se partitë e mëdha në Kosovë, kanë detyrë që ta nxjerrin vendin nga kriza politike, përndryshe, sipas tij, pritet të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Petroviq, që është edhe ministër i pushtetit lokal, e ka komentuar për Klan Kosovën edhe ndeshjen problematike në futboll mes Shqipërisë dhe Serbisë. Sipas tij krejt çka ndodhi me 14 tetor në Beograd, është akt politik, duke shtuar se politika edhe kësaj radhe e mundi sportin.

Këto komente, Petroviq i bëri gjatë një qëndrimi në Graqanicë, kur inspektoi punët në rrugën për në fshatin Padalisht, si dhe vizitën që i bëri sheshin në qytezën e vogël. Investime këto të dyja të bëra nga MAPL në bashkëpunim me Komunën.