Peshku i vogël do ta hajë të madhin, për 56 miliardë dollarë

Operatori kabllor i tretë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Charter Communications Inc, ka bërë të martën një ofertë marramendëse për të blerë kompaninë konkurrente të saj, që mban vendin e dytë, Time Warner Cable Inc.

Bota

26/05/2015 22:20

Sipas raportimeve të medieve amerikane, Charter Communication Inc është e gatshme të paguajë shumën prej 56 miliardë dollarësh, në mënyrë që të ketë pronësinë edhe mbi kompaninë konkurrente.
Por bisedimet në mes të dy kompanive që kontrollojnë një pjesë të madhe të shpërndarjes kabllore të televizonit dhe internetit në SHBA duhet të presin miratimin nga Rregullatori që të miratojë shkrirjen e këtyre kompanive, transmeton lajmi.net.
Bashkimi i dy kompanive kundër kompanisë lidere Comcast, sipas përfaqësuesve të Charter do të ndihmonte në rritjen e pluralitetit të shërbimeve të transmetimit, dhe do të ishte një hap i madh drejt konsolidimit të kësaj industrie.
Komisioni Federal i Komunikimeve ka qenë i shpejt në reagimin në lidhje me ngjarjen, duke thënë se do ta shikojë nga afër ofertën dhe do të vendosë në bazë të interesit publik. (lajmi.net)