Pesë përforcimet e mundshme të Barcelonës

FIFA ia riktheu Barcelonës të drejtën e realizimit të përforcimeve gjatë afatit kalimtar të verës. Gjiganti katalan ka një numër të objektivave që do të tentojë t’i transferojë. Kush janë ata?

Sport

23/04/2014 19:20

FIFA suspendoi dënimin e Barcelonës që i pamundësonte gjigantit katalan të realizojë shitblerje të futbollistëve deri në verën e vitit 2015.

Skuadra nga Camp Nou gjatë afatit kalimtar të verës do të ketë të drejtë të sjellë futbollistë të rinj në ekip dhe tashmë kanë filluar të qarkullojnë spekulime se kush mund të jenë prurjet e reja të Barcelonës.

Mediet spanjolle kanë publikuar emrat e disave prej tyre. Shkojmë me radhë. Portieri i Borussia Monchengladbachut, Marc-Andre Ter Stegen është objektiv afatgjatë i Barcelonës, prej kur Victor Valdes njoftoi se do të largohet nga klubi në verë.

Pastaj, mbrojtësi i Chelseas, David Luiz njihet si objektiv i gjigantit katalan.

Mbrojtësi i djathtë i Ajaxit, Ricardo Van Rhijn konsiderohet si pasardhës i Dani Alvesit në Camp Nou. Ndërsa, në qendër të mbrojtjes mund të vjen anëtari i Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte.

Kurse, përforcimi ideal për repartin sulmues mund të jetë ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus.