Pesë opsione për pasardhës të Martinos

Gerardo Martino nuk e ka të ardhmen e sigurt në Barcelonë. Në orët e fundit flitet se trajneri argjentinas mund të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit, ndërsa drejtuesit e klubit janë duke i përgatitur emrat e mundshëm që mund ta zëvendësojnë atë. Sipas të përditshmes sportive, Sport, për momentin klubi katalunas i…

Sport

26/02/2014 09:43

Gerardo Martino nuk e ka të ardhmen e sigurt në Barcelonë. Në orët e fundit flitet se trajneri argjentinas mund të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit, ndërsa drejtuesit e klubit janë duke i përgatitur emrat e mundshëm që mund ta zëvendësojnë atë.

Sipas të përditshmes sportive, Sport, për momentin klubi katalunas i ka në ‘kokë’ pesë opsione: Luis Enrique i Celta Vigos, Ernesto Valvedre i Athletic Bilbaos, Jurgen Kloop i Borussia Dortmundit, Diego Pablo Simeone i Atletico Madridit dhe Andre Villas Boas, i cili së fundmi e udhëhoqi Tottenhamin.

Aktualisht, Barcelona është e dyta në La Liga me 60 pikë, tri më pak se lideri Real Madrid. Fundjavën që shkoi, katalunasit u mposhtën nga Real Sociedadi, 3:1.