Pesë librat që do të ndryshojnë jetën tuaj

Shpenzoni më shumë kohë duke investuar në vete.

Fun

08/05/2018 11:47

Kur Warren Buffett u pyet se cili ishte sekreti i shëndetit dhe suksesit të tij, ai tha se çdo ditë lexonte 500 faqe dhe ishte shumë preciz, transmeton lajmi.net

Për fat të keq, kur punon nga ora 9 deri në orën 17, nuk mund të keni kaq kohë për të lexuar kaq faqe, që e kap një libër në ditë. Por çfarë nëse ju mund të merrni dobitë e të lexuarit pa sakrifikuar të gjithë kohën tuaj të lirë?

Më poshtë ju sjellim një përzgjedhje nga blinkist.com, se cilat librat duhet patjetër t’i lexoni, në mënyrë që të ndryshojnë plotësisht jetën tuaj.

‘’13 things mentally strong people don’t do’’ nga Amy Morin

-Nuk mund t’i ikësh fatit të keq ndonjëherë në jetë. Por ju mund ta ndryshoni përgjigjen tuaj karshi saj. Në këtë libër janë terapitë më të suksesshme të pacientëve që ballafaqohen me këto vështirësi.

‘’How to stop worrying and start living’’ nga Dale Carnegie

-A keni menduar ndonjëherë përse nuk ndaloni të brengoseni për diçka të veçantë? Pavarësisht sa tentoni, ju jeni të fiksuar pas asaj. Duke e definuar stresin tuaj, ju mund ta tejkaloni atë përgjithmonë. Carnegie vjen me formulën që ju ndihmon ta zgjidhni secilën situatë.

‘’How will you measure your life?’’ nga Clayton M. Christensen, James Allworth dhe Karen Dillon

-Çka mendoni se mund të ju bëjë më të lumtur në punë? Ndoshta një pagë më e mirë do të ishte në rregull, ose më shumë admirim nga kolegët tuaj për ju, transmeton lajmi.net
Derisa ju ipeni shumë pas punës, mund ta  humbni kohën e çmuar me familjen dhe miqtë më të mirë, në atë mënyrë që as nuk e imagjinoni.

‘’Finding your element’’ nga Ken Robinson

-A jeni ndonjëherë në presion për të jetuar jetën në një mënyrë të caktuar? Shoqëria shpesh na inkurajon të përcjellim një plan linear të zakonshëm. Ne, supozohet që të diplomojmë nga shkolla e mesme në moshën 18 vjeçare, të hymë në universitet, dhe pastaj të bëhemi një profesionist në fushën tonë, të martohemi dhe të kemi fëmijë. Kjo mënyrë për disa njerëz mund të funksionojë, por jo të gjithë janë njejtë.

Të gjithë kanë pasionin e tyre. Nëse nuk e dini se cili është i juaji, do të thotë që ende nuk e keni zbuluar. Ose ndoshta e keni, por u ‘fsheh’ qysh herët në jetën tënde. Kuptoni se si mund të theni rregullat strikte të shoqërisë dhe të jeni ai për të cilin thërret zemra juaj.

‘’Emotional Intelligence’’ nga Daniel Goleman

A ju stepojnë emocionet? A do të ndiheshit më mirë po të linit anash emocionet dhe të bëheni i pandjeshëm, si krijesa vetëm logjike?

Goleman shpjegon se si ju mund të mos lejoni emocionet tuaja t’ju sundojnë juve dhe si të merrni vendime më të mira në jetë. /Lajmi.net/