Personat që dogjën flamurin turk janë vëllezërit Beqiraj nga fshati Baballoq i Deçanit /VIDEO

Baki Beqiraj dhe Arsim Beqiraj janë dy personat e dyshuar për djegien e flamurit të Turqisë një ditë më parë.

Lajme

03/08/2018 23:31

Lajmi.net merr vesh se ata të dy janë vëllezër dhe janë nga fshati Baballoq i Deçanit.

Ata kishin djegur flamurin turk, në shenjë mbështetje për zv.ministrin të Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, i cili kishte thënë se Turqia dhe Serbia, synojnë që përmes vartësve të tyre të kthehen sërish në Kosovë.

Aktin e djegies së flamurit turk  ka dënuar sot Qeveria e Kosovës duke thënë se distancohet ndaj veprimeve të tilla që janë ndaj miqve të popullit të Kosovës. /Lajmi.net/