Përsëri zbulohet formacioni i De Biasit, ndryshime që s’i ka pritur askush

Edhe pse Kombëtarja zhvilloi një ndeshje mjaftë të mirë ndaj Zvicrës, De Biasi nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga disa futbollistë dhe pritet të bëjë disa ndryshime.

Sport

14/06/2016 18:55

Vetëm Berisha dhe Sadiku do të mbeten të palëvizur, ndërkohë që në repartet e tjera do të ketë ndryshime. Në mbrojtje, pritet të jetë Ajeti në vend të Canës së pezulluar.

Ndryshimi më i madh pritet të jetë në mesfushë. Ditët e mërkurë pritet të rikthehet në fushë që nga minuta e para Memushaj, i cili mesa duket do të jetë dirigjenti i kuqezinjve përballë Francës.

Por vlonjati pritet t’i zërë vendin Xhakës, i cili në ndeshjen me Zvicrën nuk e ka bindur siç duhet trajnerin italian. Një tjetër ndryshim në këtë repart pritet të jetë dhe Lila, i cili do të zëvendësojë Roshin.

243965

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.