Përkundër reagimeve për fishekzjarre! Fillon koncerti, Elvana ‘elektrizon’ Prishtinën

Elvana Gjata sonte po mban koncert në Prishtinë.

ShowBiz

14/07/2018 21:53

Këngëtarja ditë më parë e kishte paralajmëruar këtë koncert, i cili në këto momente po mbahet tek Biblioteka Kombëtare, shkruan lajmi.net.

Për ta dëgjuar nga afër atë, janë mbledhur numër i madh i fansave të këngëtares, të cilët po brohorasin bashkë me të.

Në rrjete sociale janë publikuar disa video nga koncerti i Elvanës, ku atmosfera shihet në maksimum.

Elvana po këndon disa prej hiteve të saja më të reja, ndërsa performanca përcjellet nga balerinët e saj, që kanë ushtruar për ditë më radhë, në mënyrë që çdo gjë të dalë e kuruar në detaje.

Koncerti i saj është përcjell paraprakisht me reagime të shuma për shkak të paralajmvrimit se 1 ton fishekzjarreve do të hedhen pas përfundimit të koncertit, por megjithatë këngëtarja po vazhdon performancën. /Lajmi.net/