Përfundon protesta te Ura e Ibrit (Foto)

Para pak minutash ka përfunduar protesta në Mitrovicë e thirrur nga Iniciativa Qytetare për Veprim.

Lajme

28/05/2016 13:30

Përmes kësaj proteste qytetarët po kërkojnë heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës, kthimin e shqiptarëve në shtëpitë dhe pronat e tyre, si dhe ndaljen e spastrimit etnik dhe kolonizimit që Serbia po e bën atje, njofton Klan Kosova.

Protestuesit edhe pse të paktë në numër po i kritikojnë Bashkimin Europian, Qeverinë dhe Komunën që nuk kanë bërë asgjë për heqjen e barrikadës në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm deri tek shtëpitë e tyre në veri.

Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar më herët rreth mbajtjes së kësaj proteste.

Protestën të cilën e ka thirrur një iniciativë qytetare e sapo themeluar, Bahtiri e ka kundërshtuar ashpër dhe e ka quajtur të dëmshme për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit të vitit të kaluar, ku sipas të cilës ura do të hapet për qarkullim në fund të qershorit.

barrikadallogo-690x380