Performanca e Bebe Rexhës në Brazil mblodhi miliona fansa të saj

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha vazhdon të shënojë suksese në arenën ndëkombëtare.

ShowBiz

18/03/2018 09:41

Ajo është vazhdimisht e angazhuar në turne nëpër vende të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.

Ndalesa e fundit për këngëtaren ka qenë Sao Paulo në Brazil, ku mbrëmë ka mbajtur koncert madhështor.

Bebe Rexha ka publikuar një video nga performanca fantastike, në të cilën shihet numër i pafund i publikut të pranishëm për ta dëgjuar atë.

“Një tjetër shou i pabesueshëm. Faleminderit shumë Sao Paulo!”, ka shkruar ajo mbi videon e ndarë nga koncerti në kuadër të turneut “Witness Tour”. /Lajmi.net/

Another incredible show thank you so much São Paulo!!! #witnesstour #MeantToBe

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on