Përforcimi i ri vjen për teste mjekësore te Barcelona

Yerry Mina pritet të zyrtarizohet sot si futbollist i ri i gjigantit katalan.

Sport

12/01/2018 11:48

Yerry Mina ka filluar testet mjekësore te Barcelona.

Mbrojtësi i Palmeiras pritet të zyrtarizohet sot si futbollist i ri i gjigantit katalan.

Reprezentuesi kolumbian është shfaqur i lumtur pas ardhjes për teste mjekësore te skuadra nga Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.

Ai do të jetë përforcimi i dytë i Barcelonës, gjatë këtij afati kalimtar të janarit. /Lajmi.net/