Përdorues të Samsung, nëse nuk ua mban bateria gjatë fshijini këto aplikacione

Pronarët e smartfonëve Android po paralajmërohen në lidhje me nëntë aplikacione të dyshimta, të ngarkuara me viruse të dëmshme për bateri.

Auto & Tek

21/01/2019 20:20

Tetë milionë smartfonë janë infektuar me aplikacione malware, të cilat bombardojnë smartfonin me reklama dhe ua “shterin” baterinë, transmeton lajmi.net.

Softueri mashtrues pretendon të jetë një aplikacion normal në “Google Play Store”, por fshehurazi kryen veprime kriminale.

Në një cicërimë në Twitter, Stefanko paralajmëroi: “9 aplikacione të rreme që përmbajnë funksionalitetin #Adware që gjenden në Google Play me mbi 8 milionë instalime”.

Sidoqoftë, po i njëjti përdorues ka publikuar në formë fotografie listën e aplikacioneve të cilët duhet fshirë menjëherë nga përdoruesit e Android. /Lajmi.net/