Përditësimi i ri i Skype për Android e bënë më të lehtë gjetjen e kontakteve

Skype përditësoi aplikacionin e tij për Android të mërkurën, dhe versioni i ri 5.0 sinkronizon librin e adresave të përdoruesit nga celulari në llogarinë e Skype.

Auto & Tek

24/07/2014 20:54

Fillimisht përdoruesit do të duhet të verifikojnë numrin e tyre të celularit në aplikacion për të gjurmuar kontaktet më pas.

Pastaj, libri i adresave të celularit automatikisht do të importojë informata në listën e kontakteve në Skype.

Ata të cilët kanë llogari në Microsoft do të jenë në gjendje gjithashtu që automatikisht të importojnë listat e kontakteve edhe nga programe të tjera të Microsoft si Outlook.

Më herët, përdoruesit është dashur që të shtojnë çdo kontakt në mënyrë manuale. Përditësimi i ri premton një transferim të ri nga celulari në Skype.