Për shkak të martesave fiktive, Zvicra ua anulon të huajve 50 pasaporta në vit

Gjatë dhjetë viteve të fundit federata ka anuluar gjithsej 562 natyralizime mbi këtë bazë

Bota

23/07/2017 16:49

Shfrytëzimi i mënyrës së lehtësuar për fitimin e pasaportës zvicerane (natyralizimin) u kushton mesatarisht 50 vetave brenda vitit me anulim të kësaj pasaporte. Kjo ndodh sigurisht, në raste kur   i huaji ose e huaja konstatohet se ka prezantuar të dhëna të rreme kur ka lidhur martesën me zviceranen ose zviceranin, transmeton albinfo.ch gazetën “Zemntralschweiz am SOnntag”   Pra, martesat fiktive me qëllim realizimin e përfitimin e shtetësisë zvicerane përfundojnë shpesh me anulim të natyralizimit.

Kjo gjatë vitit të kaluar (2016) ka ndodhur në 46 raste . Bëhet fjalë për rastet kur ka ndërhyrë federata për moslejimin e dhëneis së pasaportës zvicerane personave  abuzues, ka shkruar gazeta “zentralschweiz am Sonntag”, duke iu referuar informatave nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) . ndërsa po sipas këtij burimi, gjatë dhjetë viteve të fundit federata ka anuluar gjithsej 562 natyralizime mbi këtë bazë. Ose, marrë mesatarisht për çdo vit kjo u ka ndodhur rreth 50 personave.

Por procedurat për anulimin e nënshtetësisë zvicerane zakonisht marrin shumë kohë sepse duhen bërë hulumtime të hollësishme, transmeton albinfo.ch  SEM e merr këtë ngarkesë në konsideratë sepse vetëm luftimi konsekuent i abuzimit kontribuon në një afat të gjatë në pranueshmërinë e natyralizimit.