Për ditëlindjen e 30-të, Adele vishet si Kate Winslet në “Titanic”

Njihet për vokalin e fuqishëm, për të cilin ka marrë vlerësime edhe nga kritikët e kësaj fushe.

ShowBiz

07/05/2018 12:16

Adele ka festuar ditëlindjen e 30-të dhe atë në mënyrë që askujt nuk do t’i binte ndërmend, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja për këtë ditëlindje, është shndërruar në personazhin kryesor të filmit “Titanik”, Rose, e cila aktrohet nga Kate Winslet.

Ajo kishte përzgjedhur një fustan identik me të aktores, ndërsa edhe ndeja ishte e atillë që kishte çdo detaj të filmit.

Në rrjete sociale, këngëtarja ka shkruar se nuk e di se çfarë do të bëjë në vitet e ardhshme, por shprehet se ka qenë e bekuar gjithë këto vite. /Lajmi.net/